Klikoni në butonin e mësipërm për të gjetur atë më të afërt
| Madhësia | SML |
| Pesha | 390 g |
| Vlera izoluese | 32 dB |
| H-vlera | 35 dB |
| M-vlera | 29 dB |
Me sistemin inovativ të konferencave STIHL ADVANCE ProCOM, mund të komunikoni me rehati dhe efikasitet derisa punoni, madje edhe në një ambient të zhurmshëm, pa pasur nevojë të përdorni një pajisje shtesë. Mbrojtja inteligjente për veshët mundëson lidhje të drejtpërdrejta me deri në 16 kufje me një distancë deri në 600 m. Kualiteti i avancuar i zërit të ADVANCE ProCOM lejon dhe garanton komunikim të pastër dhe të këndshëm, veçanërisht gjatë punëve të vështira. Profesionistët e pylltarisë dhe mirëmbajtjen e pemëve e vlerësojnë thjeshtësinë e përdorimit dhe mundësinë për të dëgjuar dhe folur në të njëjtën kohë, si dhe ata që merren me kopshtari dhe arkitektura peizazhi, punëtorët e ndërtimit dhe pronarët ambiciozë privatë të pyjeve.
Me aplikacionin e integruar STIHL Holzliste*, do të përfitoni nga avantazhet praktike si mundësia për të regjistruar të dhënat mbi pemët përmes regjistrimit me zë, me ç’rast i keni duart e lira gjatë punës. STIHL ADVANCE ProCOM mbrojtja për veshët është shumë e lehtë për t'u menaxhuar falë butonave ergonomikë, të cilët dallohen me ndjesinë. Montimi dhe bashkimi gjithashtu realizohen lehtësisht. Lidhja Bluetooth® në telefonin tuaj të zgjuar ju lejon të përdorni shumë funksione gjatë punës, si për të bërë thirrje telefonike, dëgjuar muzikë ose përdorur asistencën e zërit, pa pasur nevojë ta nxirrni pajisjen nga xhepi. Mund të lidhni STIHL ADVANCE ProCOM me pajisjet e radios manuale përmes Bluetooth® gjithashtu. Radio FM i integruar garanton shumëllojshmëri sipas nevojës.
*Lidhja me aplikacionin Holzliste është e disponueshme vetëm për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën.
