
Klikoni në butonin e mësipërm për të gjetur atë më të afërt
| Tensioni nominal | 36 V |
| Maksimumi i tensionit | 40 V |
| Konsumi i energjisë elektrike | 1.10 kW |
| Fuqia | 0.90 kW 1) |
| Sistemi i baterive | AK |
The pictures shown are sample photos. The actual appearance of the equipment features and their specific attachment to the product may differ from the pictorial representations, but will have the same functionality.


Cilësore sharra motorike me bateri STIHL MSA 70 C-B është ideale për krasitjen e pemëve dhe shkurreve në kopshtin e shtëpisë ose në prona private. Ajo është gjithashtu e përshtatshme për kryerjen e shpejtë dhe efikase të punimeve të ndryshme të zdrukthtarisë dhe montimit, si për shembull prerjen e trarëve në ambiente të mbyllura. STIHL MSA 70 C-B përdor bateri nga sistemi AK dhe punon aq qetë sa mund të përdoret pa mbrojtje dëgjimi, edhe në zona të ndjeshme ndaj zhurmës.
Falë garniturës prerëse standarde me gjatësi 30 cm, me zinxhir 3/8" P Picco Micro 3 (PM3) dhe shinë Rollomatic E Mini, sigurohen prerje precize, të pastra dhe të lëmuara. Pesha e ulët e sistemit në kombinim me motorin EC të fuqishëm dhe efikas energjetik siguron balancim optimal dhe fuqinë e nevojshme.
Nëpërmjet levës së komandimit me funksion potenciometri mund të rregulloni vazhdimisht shpejtësinë e zinxhirit. Doreza Softgrip me levë Ergo siguron kapje të sigurt, komoditet shtesë dhe ergonomi më të mirë. Kjo sharrë motorike me bateri është e pajisur gjithashtu me sistemin STIHL Quick Chain Tensioning për tendosje të sigurt dhe të lehtë të zinxhirit pa përdorimin e veglave.
Në pasqyrën e kohëzgjatjes së punës së baterisë dhe kohës së karikimit mund të shihni se sa gjatë mund të punoni me STIHL MSA 70 C-B, si dhe sa kohë nevojitet për karikimin e baterisë.

