Përzierja e duhur e karburantit për motokosën tuaj me benzinë të barit ​ose krasitësen e shkurreve

Motokosa e juaj me benzinë e barit ​​punon me përzierje karburanti të përbërë nga benzina ​​dhe vaj motori. Përdorni përzierjen e duhur për t'i mbajtur pajisjet e juaja në gjendje të shkëlqyer për shumë vite.

Një burrë që mbush rezervuarin e karburantit të motokosës së barit STIHL nga një shishe e madhe me shkurre prapa tij

Përmbledhje: përzierja e karburantit për motokosën e barit

  • Përdorimi i përzierjes së duhur të karburantit në motokosën tuaj të barit e mbron atë nga dëmtimet siç është bllokimi i pistonit
  • Ne rekomandojmë përdorimin e vajit të motorrit 2-taktësh STIHL 1:50 me benzinë, në një raport përzierjeje prej 1:50 – 1 pjesë vaj me 50 pjesë benzinë
  • Nëse përdorni një markë tjetër vaji, sigurohuni që të ketë klasifikimin TC. Vlen i njëjti raport përzierjeje prej 1:50 
  • STIHL MotoMix është perfekt për motokosën tuaj të barit me benzinë ​​– është një përzierje ideale karburanti që veçmë është e përzier dhe e formuluar posaçërisht për motorin. Krijon pak emetime duke ofruar performancë të lartë dhe ka një jetëgjatësi të madhe ruajtjeje 

Raporti i duhur në përzierjen e karburantit tëmotokosës suaj të barit

Është e rëndësishme të furnizoni motokosën tuaj të barit ose krasitësen e shkurreve me një përzierje karburanti të bërë sipas recetës së duhur: karburantet e papërshtatshme dhe raportet e gabuara të përzierjes mund të shkaktojnë dëme serioze, duke çuar në bllokim të pistonit, konsumim të tepërt dhe në fund jetëgjatësi më të shkurtër të motokosës suaj të barit. Raporti i përzierjes që duhet të mbani mend kur përgatitni përzierjen e karburantit për motokosën tuaj është:

Kur përdorni vaj motori STIHL me 2 takte

1:50 = 1 pjesë vaj + 50 pjesë benzinë

Kur përdorni produkte të tjera

Çdo vaj motori me dy takte që përdorni në motokosën tuaj të barit duhet të ketë klasifikimin TC, dhe mund të përdorni të njëjtin raport për përzierjen e karburantit si me vajin e motorit STIHL:

1:50 = 1 pjesë vaj + 50 pjesë benzinë

Një burrë derdh vaj motori 2-taktësh STIHL HP në një gotë matëse

Llogaritja e proporcioneve

Shembull i proporcioneve të përzierjes së karburantit

Mund të arrini një raport përzierjeje karburanti prej 1:50 me 5 litra benzinë ​​dhe 0.1 litra (100 ml) vaj.

Çfarë lloj benzine duhet të përdor në përzierjen time të karburantit?

Benzina në përzierjen e karburantit të makinës suaj të kositjes së barit ka nevojë për një vlerësim minimal oktan prej 90 RON; benzina që është gjerësisht e disponueshme në stacionet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar është pa plumb dhe e vlerësuar në 95/97/98 RON, gjë që është më e mirë për shëndetin e përdoruesve dhe mjedisin gjithashtu. Përdorni karburant me cilësi të lartë për performancën më të mirë.
Një koleksion bombolash që përfshijnë një shishe vaj motori STIHL HP Super për 2 takte dhe një bombolë të kombinuar ngjyrë portokalli

Çfarë lloj vaji motori duhet të përdor në përzierjen e karburantit?

Ju duhet të përdorni vetëm vaj me cilësi të lartë për motorët me 2 takte, që përmbush kërkesat për klasifikimin TC. Ne rekomandojmë vajin e motorrit 2-taktësh STIHL, i cili është formuluar posaçërisht për mjetet STIHL dhe zgjatë jetëgjatësinë e motokosës suaj të barit.

Kujdes: Produktet jo cilësore mund të dëmtojnë motorin, unazat vulosëse dhe rezervuarin e karburantit të motokosës suaj.

Informacion mbi përzierjen:Përgatitni përzierjen e karburantit për kositësen e barit në një enë të aprovuar për përdorim me karburante – STIHL shet bombola të kombinuara që janë ideale. Hidhni fillimisht vajin, pastaj benzinën; mbylleni bombolën dhe tundeni mirë për të kombinuar përzierjen e karburantit. Tani jeni gati të përdorni përzierjen e karburantit në rezervuarin e motokosës suaj të barit ose krasitesës për shkurre. Tregoni kujdes kur hapni kanistrën, në rast se është krijuar presion brenda saj.

Udhëzime përdorimi për makinën tuaj të kositjes së barit STIHL

Gjeni dhe shkarkoni udhëzimet e përdorimit për makinën tuaj të kositjes së barit STIHL këtu.

Mësoni më shumë rreth produkteve Stihl