STIHL prodhon pajisje me qëllim të përdorimit privat dhe profesional. Për këshilla mbi zgjedhjen e produktit të duhur për një punë specifike, kontaktoni shitësin tuaj të autorizuar për STIHL.
Konsumatori, në radhë të parë, gëzon të gjitha të drejtat e garantuara nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit në lidhje me përputhshmërinë e produktit të blerë me kontratë:
- Nëse, brenda periudhës së vlefshmërisë prej dy vitesh, ndodh një defekt në produktin-pajisjen e blerë, riparimi do të kryhet falas, gjegjësisht zëvendësimi i produktit, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
- Gjatë periudhës së përputhshmërisë së produktit me kontratë, klienti është i detyruar ta përdorë atë sipas qëllimit të tij të destinuar dhe në përputhje me udhëzimet e përdorimit. STIHL d.o.o. Dega në Shqipër, ashtu si edhe shitësi, nuk janë të njohur me përdorimin e veçantë për të cilin klienti po e blen produktin, përveç nëse është rënë dakord shprehimisht.
- Për çdo pretendim për mospërputhjeje, afati i fundit për realizim nga shitësi/STIHL d.o.o. Dega në Shqipër, është 8 ditë nga data e pretendimit të bërë
- Mirëmbajtja e servisit dhe pjesët rezervë ofrohen për pajisjen e blerë brenda 7 viteve nga data e blerjes së artikullit
Përveç periudhës bazë (dyvjeçare) të pajtueshmërisë, blerësi ka të drejtë për një periudhë shtesë garancie 3-vjeçare (pas skadimit të periudhës së afatit ligjor, d.m.th. për një total prej 5 vitesh nga data e blerjes) sipas kushteve të mëposhtme:
- Pajisja është blerë pas datës 15 mars 2019
- Gjatë vitit të parë nga data e blerjes, pajisja është sjellë në një qendër servisimi të autorizuar një herë në vit (jo më herët se 30 ditë para dhe jo më vonë se fundi i vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt nga data e blerjes) me qëllim të një kontrolli të plotë të komplet pajisjes dhe, nëse është e nevojshme, zëvendësimin e pjesëve të konsumueshme (filtri i vajit, filtri i karburantit, filtri i ajrit, kandele, etj.)
- Gjatë katër viteve të para nga data e blerjes, pajisja është mbushur vetëm me vaj për përzierje origjinal STIHL dhe vaj lubrifikues zinxhiri STIHL (vlen vetëm për motorsharrat)
- Gjatë inspektimit të pajisjes nga servisuesi, tekniku i servisit ka konkluduar që të gjitha pjesët rezervë janë pjesë rezervë origjinale STIHL dhe se nuk ka parregullsi të tjera në aspektin e mirëmbajtjes; dhe
- Shitësi ka konfirmuar me vulën dhe nënshkrimin e tij në fushat e shënuara më poshtë se klienti e ka servisuar rregullisht pajisjen dhe se në atë rast nuk janë gjetur parregullsi
GARANCI 2+3 VJET PËR PAJISJET E MËPOSHTME STIHL: